Pas disa vitesh ndërhyhet në rrugën e fshatit Topojan në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë. rruga në fjalë ishte kthyer gati e pakalueshme për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Ndërkohë para nisjes së reshjeve të shirave të vjeshtës, Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin e këtij aksi i cili ju shërben qindra banorëve. Përfaqësuesi i Bashkisë Bulqizë pranë sektorit të rrugëve, Haki Teodori tha se puna në këtë aks rrugor do të bëhet e plotë ku përfshihet shtrimi me zhavor, hapja e kanaleve kulluese anësore dhe vendosja e tumbinove aty ku do të jetë e nevojshme.
Banorët falenderojnë pushtetin vendor që më në fund u kujtua të ndërhynte edhe në rrugën e tyre.
Aksi nga rruga nacionale Bulqizë – Peshkopi deri në qendër të fshatit Topojan ka një gjatësi prej 4 kilometrash.