Duke marrë shkas edhe nga kronika e transmetuar një ditë më parë mbi gjendjen e amortizuar të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm të lagjes së vjetër të Bulqizës, qytetarët kërkojnë me ngulm që organet kopetente tju japin një përgjigje përfundimtare nëse duhet të konsumojnë ujin e pijshëm. Pjesa më e madhe e tyre po zbatojnë urdhërin e dhënë nga Drejtoria e Shëndetit Publik Bulqizë për të mos pirë ujë të rrjetit, ndërsa pjesa tjetër prej ditësh po konsumojnë atë ujë. Qytetarët thonë se askush nuk ju jep përgjigje, megjithëse situata vijon të jetë në kushtet e alarmit, jo për shtrime në spital, por për ultimatumin e dhënë për të mos pirë ujë nga rrjeti.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu i ndodhur në Bulqizë, tha se vetëm Instituti i Shëndetit Publik do të japë urdhërin që qytetarët t’i rikthehen konsumimit të ujit të pijshëm të rrjetit. Prefekti quan lajm të mirë faktin që pas ndalimit të konsumimit të ujit të pijshëm nga rrjeti, nuk ka patur raste që kanë shkuar në spital:
4400 banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës furnizohen me ujë të pijshëm nga galeritë e minjerës së zonës D. pikërisht aty dyshohet që të jetë shkaktuar ndotja e cila helmoi më shumë se 160 persona në fillim të muajit Maj.