Solidarizimi me të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit është bërë në forma të ndryshme nga shqiptarët. Disa kanë dhuruar çfarë kanë mundur nga shtëpitë e tyre, të tjerë janë ofruar vullnetar në pikat e ngritura për të pastrehët e të tjerë kanë dhuruar para.

Por dhurimi i vlerave monetare është bërë në mënyra e vende të ndryshme. Qytetarët e Bulqizës shprehen se lekët i kanë derdhur në llogari të shoqatave pasi nuk kanë besim tek qeveria.

Shumë pak prej tyre thonë se donacionin e kanë bërë tek e-albania, ku i mbledh qeveria. Ata ja kanë besuar lekët e tyre fondacionit të drejtuar nga Elvis Naçi.