Bulqizë, qentë “rrugaçë” ju futen banorëve në shtëpi

0
13


Problemi i qenëve endacakë në zonat urbane vijon të jetë shqetësues dhe në rritje. Veç pranisë së madhe të tyre në ambjente të hapura, në Bulqizë futen në pallate e banesa. Banorët e lagjes “Gjeologu” pranë spitalit të Bulqizës shprehen se problemi nga prania e qenëve është bërë akoma edhe më i madh pasi atop o futen në banesa.
Kafshimi i të moshuarve është një tjetër rrezik të cilin disa nga banorët e kanë provuar. Megjithatë, qytetarët e Bulqizës kërkojnë sërisht që bashkia të marrë masat e nevojshme pasi prania e madhe e qenëve, po rrezikon seriozisht fëmijët dhe të moshuarit.
Nga ana tjetër banorët shprehen se qent kanë edhe sëmundje të ndryshme pasi pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar. Në këto kushte ata shprehen se rrezikojnë të infektohen nga prania e madhe e qenëve kudo.