Bashkia Bulqizë vazhdon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale, lënë në harresë prej 30 vitesh.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili shprehet se vazhdon puna për përmirësimin e rrugës në fshatin Lubalesh.

“Për të vënë dorë në rrugë që s’janë prekur për dekada me radhë. Rikthimi i besimit juaj tek të zgjedhurit është një nga synimet e rëndësishme që pranova të marr mbi supe dy vite më parë. Përpjekja për ta ndryshuar Bulqizën do të vazhdojë çdo ditë e më shumë, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë e Bashkisë dhe të gjitha rrugët e mundshme për të sjellë sa më shumë projekte që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve tanë”, shprehet ai.

Po ashtu, Alla shton se përmirësimi i rrugës në fshatin Lubalesh, përballohet nga fondet e bashkisë Bulqizë, Drejtoria e Shërbimeve.