Ndonëse është një sektor në zhdukje në pamje të parë pasi punimet e ndryshme artizanale po zhduken dita ditës, punimi i veshjeve popullore me tezgjah dhe me dorë po përballet me vështirësi të shumta. I tillë është rasti i artizanes Selvie Koçit, nga Bulqiza, e cila për t’ju dedikuar tërësisht kësaj pune, ka lënë profesionin e saj si edukatore. Selvia e ka nisur biznesin e saj me shumë vështirësi, ndërsa erdhi duke e rritur vazhdimisht. Por Selvia tregon se tashmë puna ka rënë. Shkak për këtë sipas artizanes Selvie Koçi është bërë largimi masiv i njerëzve nga krahinat tona.
Nga ana tjetër, artizania Selvie Koçi, nga Bulqiza, tha se ka dëshirë ta trashëgojë si zanat, sidomos tek vajza dhe mbesa, të cilat e ndihmojnë gjatë stinës së verës.
Në ditët e sotme veshjet artizane përdoren për gëzime familjare, si dasma, fejesa etj, por gjithnjë e më pak artizanë po e përballojnë këtë treg.