Disa nxënës në shkollën e fshatit Godvi në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës përfunduan në spital si pasojë e helmimit.
Paraprakisht dyshohet se helmimi i nxënësve të shkollës 9 vjeçare në Godvi janë helmuar nga tymi i kaldajës që punon me pelet. Një nga nxënëset e cila mbërriti e para në spitalin e Bulqizës u dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë me autoambulancë.