Më në fund banorët e lagjes “Gjeologu” në lagjen e vjetër të Bulqizës do të kenë rrugën e asfaltuar dhe nuk do të përballen më me problematikën e pranisë së vazhdueshme të gropave. Bashkia Bulqizë ka finalizuar projketin e saj për të rehabilituar totalisht këtë segment rruge shumë problematik prej disa vitesh për banorët.
Firma zbatuese e projektit ka nisur punën për hedhjen e asfaltit, duke bërë që zbatimi i plotë të jetë në hapat e fundit. Rruga në fjalë i është nënshtruar jo vetëm rikonstruksionit të shtresës, por edhe hapjes së kanalizimeve të reja të ujërave të bardha, vendosjes së ndriçimit, trotuareve dhe gjelbërimit.
Sipas drejtuesve të punimeve, brenda pak ditëve kjo rrugë do të jetë totalisht në funksion të plotë për tu përdorur nga banorët aty pranë dhe drejtuesit e mjeteve.