Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka krijuar probleme në marrjen e shërbimit shëndetësor në Bulqizë. Mungesa e mjekëve në shërbimin parësor shëndetësor, e ka vështirësuar edhe më shumë situatën. Tre njësi administrative në këtë bashki si Gjoricë, Ostren e Trebisht kanë një mjek për ta mbuluar këtë shërbim. Qytetarët ankohen se nuk e kanë mjekun e familjes gjatë gjithë javës në qendrën shëndetësore të tyre, pasi ai është i detyruar që të shkojë me grafik në të tre njësitë administrative.
Në bazë të numrit të popullsisë në Bulqizë e cila është afërsisht 32 000, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor duhej të kishte të paktën 13 mjek në shërbimin parësor, por burime pranë NJVKSH Bulqizë thanë se janë vetëm 6 mjek.