Bulqizë, mungesa e kanalizimeve shkakton përmbytjen e rrugëve

Share


Segmenti i rrugës së arbrit nga Qafa e Buallit e në Fushë-Bulqizë vazhdimisht ka qenë problematik për qarkullimin e mjeteve. Një ndër problemet e kësaj rruge është edhe mungesa e kanaleve funksionale kullues anësorë.
Por këtij problemi i është shtuar edhe rreth-rrotullimi që të çon në dy lagjet e qytetit të Bulqizës. sa herë ka reshje shirash, rruga tejmbushet nga uji duke u bërë rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
Për përdoruesit e rrugës, problem mbeten edhe dëmtimet fizike që ka pësuar traseja e rrugës së arbrit drej Qafës së Buallit. Ata thonë se edhe pse aty kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh, ende organet kopetente nuk kanë marrë asnjë masë.
Mjetet që lëvizin për herë të parë në këtë aks rrugor përballen me befasi të uljes së karrexhatës. Deri pak ditë më parë ato ishin dy, ndërsa tashmë është shuar edhe një e tretë duke e rrezikuar edhe më shumë lëvizjen në këtë segment rrugor.

Read more

Local News