Punëtorët e nëntokës në Minjerën e Bulqizës kanë sëcili nga një histori të tyren për të treguar. Por pothuajse të gjithë kanë një problem të përbashkët, kushtet e punës, të cilat edhe nuk guxojnë t’i kërkojnë, apo edhe në rastin kur e marrin mundimin, pushohen nga puna. Ferat Kurti i cili ka punuar prej 30 vitesh në Minjerën e Bulqizës, thotë se është pushuar nga puna vetëm se kërkoi të drejtat e tij. Ai tregon se prej 2 vitesh nuk ka asnjë të ardhur në familje, pasi ka mbetur i papunë.
Sipas Ferat Kurtit sindikatat tradicionale i kanë braktisur totalisht minatorët, madje janë bërë palë me pronarët që shfrytëzojnë pasurinë nëntokësore të Bulqizës.

Sindikatat tradicionale të minatortëve vazhdimisht akuzohen nga vetë minatorët që sipas tyre i kanë braktisur, pasi prej vitesh nuk organizojnë asnjë protestë për të përmirësuar më shumë kushtet e punës, apo për më shumë të drejta.