Edhe minatorët që punojnë në galeritë e zonës D në Bulqizë janë përballur me pasojat e uljes së ndjeshme të çmimit të kromit. Për shkak të bllokimit të shitjes minatorëve iu është kërkuar të punojnë me gjysmë page, por kjo ka bërë që shumë prej tyre të largohen. Të afërmit e minatorëve që punojnë në këto galeri thonë se të rinjt kanë marrë rrugët e emigrimit në ditët e para të këtij viti, pasi nuk mund të punojnë në minjerë me 30 mijë lekë në muaj.

Çmimi i mineralit të kromit ka njohur vlerën më të ulët të dekadës së fundit. Aktualisht një ton krom kushton 100 dollarë, nga 380 që ishte më parë. Drejtues të subjekteve minerare thanë për Vizion Plus se çmimi aktual nuk mbulon as koston e prodhimit që shkon deri në 170 dollarë/ton.

.