Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi këtë të mërkurë në aksin Bulqizë – Peshkopi.

Mjeti me të cilin udhëtonin nënë e bir doli nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e “Bobës në Fushë – Bulqizë. Automjeti tip benz përfundoi jashtë rrugës me disa rrokullisje por për fat të mirë nuk pati viktima.

Nënë e bir u nxorën nga mjeti nga udhëtarë të rastit e më pas me autoambulancë u dërguan në spitalin e Bulqizës ku janë jashtë rrezikut për jetën. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm, të nënë e bir janë larguar për në banesën e tyre.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë lagështia në rrugë.

Segmenti rrugor nga vendi i quajtur “Pishat” deri në Fushë Bulqizë, vazhdimisht është burim aksidentesh sidomos në ditët kur ka reshje shirash.