Bulqizë, lopët në rrugët e qytetit, shqetësim për qytetarët dhe burim aksidentesh

Bulqizë, lopët në rrugët e qytetit, shqetësim për qytetarët dhe burim aksidentesh

Bagëtitë vazhdojnë të jenë problem për lagjen e re të qytetit të Bulqizës. Dhjetra lopë kullotin çdo ditë në rrugët dhe hapsirat e gjelbëra të kësaj lagjeje. Megjithëse çështja është bërë disa herë problem mediatik, situata mbetet e njëjtë. Lopët vijojnë të dalin lirshëm në rrugët e qytetit duke u kthyer në burim aksidentesh. Qytetarët shprehen se shpesh kanë qenë dëshmitarë kur ato janë përplasur nga automjetet pasi dalin befasisht në rrugë. Qytetarët kërkojnë që institucionet të gjobitin pronarët e bagëtive në mënyrë që të mos lejojnë më kafshët të dalin lirshëm në rrugët e qytetit. Situatë e njëjtë është edhe në lagjen e vjetër të Bulqizës. Ndërkohë, bashkia Bulqizë ju bën apel pronarëve të gjedhëve që të mos i lejojnë më kafshët të dalin në rrugët e qytetit pasi do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.