Është zhvilluar të hënën pasdite mbledhja për konstituimin e Këshillit të Bashkisë së Bulqizës, mbledhje në të cilën mori zyrtarisht detyrën si kryebashkiake Festime Mjeshtri, e dalë nga votat e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Fillimisht 21 këshilltarët e zgjedhur me 14 Maj zgjodhën drejtuesin e tyre për mandatin 2023 – 2027. Me 12 vota pro, 4 votave që mori kandidati Shaqir Manjani, 5 vota abstenim, në krye të Këshillit Bashkiak Bulqizë u zgjodh Arben Çupi, i Partisë Socialiste.

Më pas Kryetari i Këshillit Bashkiak Bulqizë, Arben Çupi lexoi tekstin e betimit për kryebashkiaken Festime Mjeshtri e cila u shpreh se do të punojë me përkushtim e ndershmëri për banorët e Bulqizës.

E pranishme në konstituimin e Këshillit Bashkiak ishte e deleguara e Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, Belinda Balluku:

Këshilli Bashkiak i Bulqizës, ishte i fundit nga katër bashkitë e qarkut që u konstitua.