Kopshti “Eleni Kola” në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës ka pritur më shumë fëmijë këtë vit se një vit më parë. Këtë e konfirmon vetë drejtoresha e këtij institucioni Eglantina Përkola, e cila u shpreh se në krahasim me vitin 2020, janë regjistruar 20% më shumë fëmijë. Përkola tha gjithashtu se në këtë kopësht aktualisht janë 120 fëmijë të regjistruar, të cilët e frekuentojnë kopshtin çdo ditë duke përjashtuar rastet kur ata qëndrojnë në shtëpi për shkaqet e virozave stinore apo arsye të tjera. Drejtoresha e Kopshtit, “Eleni Kola” në Bulqizë, Eglantina Përkola shtoi se vijojnë masat antiCovid sipas protokollit zyrtar për institucionet publike.
Kopshti publik “Eleni Kola” në lagjen e vjetër të Bulqizës, funksionin edhe me drekë e fjetje, krahas programit që kanë deri në orën 12:00.