Qytetarët e Buliqëz nuk duhet të mësohen vetëm me praninë e qenëve endacakë por edhe me kafshë të tjera shtëpijake. Në lagjen e e re Bulqizës, veç qenëve që herë herë janë agresiv ndaj njerëzve, gjen edhe lopë, madje edhe kuaj. Situata është e tillë që prej muajve të pranverës ku lopët shëtisin në të gjithë hapsirën publike të lagjes së re në kërkim të ushqimit. Qytetarët e Bulqizës kërkojnë që të merren masa jo vetëm për moslejimin e kafshëve shtëpijake në hapsirat publike, por edhe për qent endacakë të cilët vijojnë të jenë të rrezikshëm për njerëzit, sidomos për fëmijët dhe moshën e tretë.
Më problematike situata paraqitet në lagjen e re të Bulqizës, kryesisht në hapsirën përballë nënprefekturës Bulqizë.