Tërmetet e 21 Shtatorit dhe 26 Nëntorit të vitit 2019 kanë lënë pasoja në shumë zona të vendit tonë. Ndonëse dëmet më të mëdha ishin në Durrës e Tiranë, pa pasoja nuk kanë dalë edhe rajoni i verilindjes. Kjo është banesa e familjes Karabrahimi nga fshati Ostren i Vogël në Bulqizë. Banesa është thuajse në rrënim të plotë për shkak se ka pësuar çarje në të gjithë konstruktin e saj. Katër anëtarët e familjes Karabrahimi aktualisht jetojnë në banesën e cila është gati në shembje të plotë. Një çadër të cilën jua kanë sjellë emergjencat civile e ka dëmtuar dimri dhe i nxheti pasi është përdorur prej dy vitesh. Kryefamiljari Fluturim Karabrahimi thotë se për një kohë të gjatë institucionet e kanë sorollatur duke mos i dhënë asnjë zgjidhje.
Në mungesë të një banese të sigurtë 49 vjeçari Fluturim Karabrahimi thotë se janë të detyruar të qëndrojnë aty edhe pse e din që ju rrezikohet jeta. Të ardhurat e vetme që marrin janë një pension invaliditeti që merr njëra nga vajzat, ndaj dhe nuk i kanë mundësitë ekonomike për të ndërtuar një banesë të re.
Fluturimi ju bën apel të gjitha instancave që ta ndihmojnë për sa kohë banesa nuk i ka zënë familjen brenda pasi është gati në shembje të plotë.