Kjo që shihni është e vetmja godinë e mbetur nga ish kamp-burgu pranë minierës së Bulqizës. për 30 vite me radhë kjo godinë sëbashku me 11 godina të tjera po si kjo, shërbyen për të mbajtur të burgosurit për vepra të ndryshme që punonin në thellësi të minierës së Bulqizës.
Të dënuarve politikë u lihej puna më e rëndë. Sipas statistikave nga viti 1954 deri në vitin 1982 në këtë repart kanë vdekur nga aksidentet në punë 81 të burgosur, një pjesë e të cilëve janë varrosur diku aty pranë, por që sot nuk kanë asnjë gjurmë.
Lënia e dëmtimit gradual të këtyre objekteve me rëndësi historike që mbajnë brenda tyre ngjarje të rënda të ndodhura gjatë viteve të diktaturës, mbase mund të jetë e qëllimtë për zhdukjen e gjurmëve të mbetura ende sot e kësaj dite.
Jashtë kameras banorë të zonës thonë se godinat po shkatërrohen e po mbulohen nga subjekte private që operojnë në këtë zonë pas viteve 90-të. Ata sygjerojnë që institucionet të ndërhyjnë e këto objekte të kthehen në vepra muze, ashtu siç është bërë me kam-burgjet e tjera në vendin tonë siç është një prej tyre i Spaçit të Mirditës.