j Ky është Ferit Meta nga fshati Zall-Strikçan në Bashkinë e Bulqizës. Feriti është operuar pesë herë në Greqi dhe aktualisht arrin të flaës vetëm nëpërmjet një aparature. Historia e 56-vjeçarit Ferit Meta është sa e çuditshme por edhe e dhimbshme. Që nga viti 2011 e deri në vitin 2019, ai është trajtuar me pension invaliditeti pasi është vlerësuar si jo i aftë për punë për shkak të problemeve shëndetësore. Por para një viti, atij i dërpritet pensioni dhe aktualisht jeton vetëm me 2 mijë lekë të rinj në muaj, bashkë me dy anëtarët e tjerë të familjes. Ai thotë se për prolemin e tij i ka shkruar nga ministri i shëndetësisë e deri tek Kryeministri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Bashkëshortja e Feriti, Xhevahire Meta thotë se bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë asnjë lloj pune pasi nuk ja lejon frymëmarrja. Me 2 mijë lekë të rinj në muaj që marrin si familje, ajo thotë se nuk shërbejnë për asgjë. Feriti ju bën apel ograneve shtetërore të ndërhyjnë për ta zgjidhur rastin e tij, sepse me aq të ardhura e ka të pamundur jetesën, pasi 2 mijë lekë nuk i shërbejnë as për të paguar energjinë elektrike.