Në rrugën Ura e Serbinit-Shtushaj në Bulqizë ka përfunduar shtresa e parë dhe është gati për shtresën asfaltike.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili ka inspektuar nga afër punën që po kryhet në rrugën Ura e Serbinit-Shtushaj.

Gjatë takimit që zhvilloi me banorë të zonës dhe me ekipet e punës kryetari Alla u shpreh se, varësisht gjendjes që ishte dhe falë rëndësisë që ka kjo rrugë ka qenë jo vetëm një premtim elektoral, por edhe një nga synimet e tij për ta realizuar si projekt.

Aktualisht, në rrugën Ura e Serbinit-Shtushaj ka përfunduar shtresa e parë dhe është gati për shtresën asfaltike.

Alla tha se, “puna për përmirësimin e infrastrukturës do të vazhdojë të jetë nga prioritetet e Bashkisë edhe për vitet në vijim, pasi në mbarë territorin e saj ka segmente rrugore të amortizuara dhe që kërkojnë një ndërhyrje të madhe”.