Në kuadër të parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si edhe në mbrojtjen e viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave, punonjës të Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda”, kanë zhvilluar një aktivitet ne qendër të qytetit të Bulqizës, me moton “Stop Dhunës”.
Punonjësit e Policisë theksuan se: “Qëllimi i këtij aktiviteti është t’i bëhet thirrje grave dhe vajzave kudo ku janë që të raportojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje në linjën telefonike falas 112 të Policisë së Shtetit. Të ndërgjegjësohen të gjithë qytetarët për të dhënë mbështetje ndaj viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave!
Nxënësit e shkollës dhe punonjësit e Policisë kanë krijuar postera me mesazhe të ndryshme, si dhe iu kanë shpërndarë qytetarëve fletëpalosje me mesazhe kundër dhunës, si dhe numrat e kontaktit të Policisë së Shtetit, për ta denoncuar atë.