Fshatit Radovesh, në Ostren të Bulqizës, po përballet me mungesën e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike. Rreth 50 banorë të kësaj zone thonë se janë lënë në harresë, ku prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim. Banorët shprehen se problemet më madhor është mungesa e ujit të pijshëm. Një çesme e vetme në qendër të fshatit nuk i plotëson nevojat e tyre jetike, ndaj detyrohen të mbushin ujë edhe nëpër burime të largëta e të pakontrolluara të cilësisë së ujit. Ata vetë shprehen se janë braktisur ndër vite nga të gjitha qeveritë shqiptare, ndërsa nga të zgjedhurit ka patur vetëm premtime boshe.
Banorët e Radoveshit, pjesë e komunitetit Gollobordës, ku gjuha shqipe përdoret vetëm shkolla, ndihen të diskriminuar për nga investimet shtetërore. Ndonëse ata thonë se pjesa më e madhe e tyre është e pajisur me pasaporta bullgare, sërish presin që shteti shqiptar të investojë për infrastrukturën bazike të jetesës në komunitet