Spitali i Bulqizës poi vijon të përballet me një fluks të shtuar nga të prekurimt me virozat stinore gjatë këtyre ditëve.
Drejtues të këtij spitali thanë se numri i vizitave në dit në repartin e pediatrisë shkon deri në 60. Ndërkohë, mjekët shtojnë se fluksi ka ardhur si pasojë e temperaturave shumë të ulta që kanë mbërthyer Bulqizën prej më se dy javësh. Shkak për prekjen e fëmijëve mësohet se është bërë edhe prezenca e mjegullës e cila qëndroi në qytetin e minatorëve më shumë se një javë.
Shtretërit e repartit të pediatrisë janë të mbushur me fëmijë, ndërsa pjesa tjetër pasi marrin mjekimin e momentit, dërgohen të trajtohen në shtëpi.
Mjekët pediatër këshillojnë të bëhet kujdes në periudhën në vazhdim pasi viroza do të vijojë të jetë prezente. Ata ju bëjnë apel prindërve që të mbajnë fëmijët në ambjente të ajrosura dhe t’i kontrollojnë vazhdimisht për temperaturën e cila mund t’i kapë edhe pa dhënë shenja të tjera të virozës.