Spitalet e vendit vazhdojnë të përballen me një fluks të shtuar nga të prekurit nga virozat stinore. Në spitalin Bashkiak të Bulqizës paraqiten çdo ditë mbi 40 persona me komplikacione nga virozat stinore. Mjeku penumolog pranë këtij spitali, Fatos Hoxha thotë se fluksi i të prekurve nga virozat stinore vijon të jetë i lartë.

Mjeku Hoxha thotë se në periudhat e para të gripit, nuk ka nevojë që të trajtohet me antibiotik por të merret kontakt me mjekun e familjes. Sipas Pneumologut Hoxha, të prekurit duhet t;’i drejtohen fillimisht mjekut të familjes e në varësi të rastit, të kalojnë më pas tek spitali për të marrë shërbim më të specializuar.

Mjekët thonë se situata virusale është e zakonshme për stinën, por këtë vit ajo është favorizuar nga luhatjet e shpeshta të temperaturave, çka ka çuar në prekjen e një mase të gjerë të fëmijëve dhe të moshuarve.