Braktisja e fshatrave jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga të moshuarit është një temë dite në vendin tonë. Edhe 73-vjeçari Qemal Lila nga fshati Zogjaj, është zhvendosur për të jetuar në qytetin e Bulqizës. Ish-ushtaraku thotë se nuk do ta kishte braktisur fshatin e tij, por atje mungojnë kushtet. Sipas Qemalit nëse bujqësia do të mbështetej vërtetë nga shteti me subvencione, mjete agregate etj, atëherë edhe ai do të rikthehej në fshat.
Qemali ka punuar edhe në minierë, ndërsa pensioni që merr thotë se nuk i mjafton për të përballuar shpenzimet për shkak të rritjes së madhe të çmimeve.