Dhjetra besimtarë bektashi u blodhën këtë të Premte pranë Teqes së Martaneshit për të përkujtuar datëlindjen e Imam Aliut, një personazh ky shumë domethënës për bektashizmin. Të rinj e të moshuar, u bënë bashkë pranë kësaj teqeje për të kryer ritet e kësaj dite e cila sipas besimit bektashi, simbolizon rigjallërimin e jetës në tokë. Drejtuesi i teqesë së Martaneshit, baba Hysni Shehu tha se në këtë ditë lind shpresa pasi çdo qënie rigjallërohet.

  Besimtarët e mbledhur në këtë ditë i uruan njëri – tjetrin festën e Sulltan Nevruzit, për një jetë më të mirë.

Dhjetra besimtarë bektashinj të Bulqizës u mblodhën më 22 Mars në teqenë e Ballacës, ku u zhvilluan lutje e rite për këtë ditë të shënuar. Po ashtu drejtues të teqes dhanë mesazhe paqeje e vllazërimi mes njëri – tjetrit.

  Duke uruar festën e Sulltan Nevruzit, besimtarët thanë se kjo ditë është dita e shpresës dhe rigjallërimit të natyrës.

Pasi zhvilluan të gjitha ritet e nevojshme, besimtarët bektashinj shkojnë për vizitë tek njëri – tjetri për të festuar Datëlindjen e Imam Aliut. Dita e Sulltan Nevruzit është datëlindja e Imam Aliut në Qabe. Fjala Nevruz vjen nga persishtja që do të thotë ditë e re, ndërsa Sulltan është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite.