Kjo është banesa e familjes Koleci nga fshati Shtushaj në Njësinë Administrative Shupenzë të Bulqizës. Kjo shtëpi është gati e pabanueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka pësuar nga rrëshqitja e tokës dhe tërmeti i 21 Shtatorit. Kryefamiljari Nazif Koleci thotë se ka frikë që një ditë banesa e tij do t’i zërë brenda.
Edhe pse shtëpia është ndërtuar vitet e fundit dhe me kushtet teknike, ajo është çarë nga të gjitha anët si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Por Nazifi thotë se goditjen më të madhe banesa e mori nga tërmeti i fundit që përfshiu gjithë Qarkun Dibër. Ai kërkon që bashkia t’i ndërtojë një banesë të re pasi inxhinierët e kanë cilësuar aktualen si të pabanueshme.
Nga ana tjetër Nazif Koleci thotë se për këtë problem i është drejtuar edhe prefekturës Dibër e instancave të larta të qeverisë.