Një punëtor dyshohet se ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa të premten ishte duke punuar në një pallat 5 katësh. Nga deklarimet e para burime nga spitali i Bulqizës bënë me dije se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem “kapot” të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.

 Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e Inspektoriatit Kombëtar të Punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.  Siç duket nga pamjet, Inspektoriati ka vendosur shiritat pallatit duke pezulluar punën.

Inspektorët po verifikojnë  nëse janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë. Ndërkaq, ende nuk ka një reagim nga policia e Bulqizës nëse ngjarja ka ndodhur vërtetë në kantierin e ndërtimit apo jo.