Erërat e forta të ditës së dielë kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë të fshatrave të Bulqizës. Stuhitë e erës kanë dëmtuar shtyllat elektrike dhe kanë këputur telat përcjellës. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se më problematike situata paraqitet në fshatrat Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Smojllik si dhe Sebisht.

Nga ana tjetër Muliu tha se nuk ka patur reshje dëbore në asnjë fshat të Bulqizës, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm, po bëhet pa ndërprerje.

Nga ana tjetër, Muliu tha se për problemet me energjinë është vënë në dijeni OSHEE Bulqizë, e cila ka nxjerrë në terren punonjësit për të riparuar avaritë. Mungesë të energjisë elektrike ka patur edhe në fshatrat e Dibrës si njësia administrative Lurë.