Dëmtimi i rrugës hyrëse që lidh lagjen e re të Bulqizës me rrugën e Arbrit prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh. Shkak mësohet se është bërë ulja e tokës e cila ka krijuar një pengesë të madhe në karrexhatë e cila rrezikon të shkaktojë aksidente apo të dëmtohen mjetet gjatë lëvizjes në të. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se autoritetet duhej të kishin marrë masa më parë, pasi është një segment që frekuentohet shumë dhe se të gjitha mjetet përballen me këtë çedim. Shumë drejtues i dëmtojnë poshtë mjetet e tyre, sidomos ata që lëvizin për herë të parë në këtë rrugë. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që autoriteti përgjegjës qoftë Bashkia Bulqzië apo Autoriteti Rrugor Shqiptar, duhet të marrin masa të menjëhershme sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi.

  Dëmtimi i rrugës lidhëse të lagjes së re të Bulqizës me rrugën e Arbrit sipas specialistëve është pasojë e mosdranazhimit si duhet e trasesë së rrugës së Arbrit në kohën kur ajo është ndërtuar.