Aksi rrugor Qafa e Buallit – Shupenzë pjesë e rrugës së Arbrit vijon të jetë problematik sidomos në segmentin mes dy lagjeve të Bulqizës. reshjet e vazhdueshme të shirave e kanë dëmtuar këtë rrugë akoma edhe më shumë duke u kthyer në një burim të rrezikshëm aksidentesh. Karrexhata ka pësuar të tjera ulje të cilat për përdoruesit e rrugës që lëvizin për herë të parë aty janë të padukshme.
Drejtuesit e automjeteve dhe banorët shprehen se ky segment rrugor është shumë problematik pasi ata që e njohin rrugën kalojnë në anën e kundërt e për pasojë bëhen burim aksidentesh. Banorët thonë se janë bërë dëshmitar të dhjetrave aksidenteve ku disa prej tyre për fat të keq kanë qenë me humbje jete njerëzish.
Veç problemit në dëmtimin e karrexhatës, aksi rrugor Qafa e Buallit-Shupenzë ka edhe mungesë të theksuar të sinjalistikës horizontale e vertikale.