Betejat me drejtësinë shumë qytetar shqiptar i kanë patur me dekada sidomos për çështjet e pronësisë. I tillë është edhe rasti i Behar Xhabas nga fushë Bulqiza i cili ka 24 vite që rropatet dyerve të instancave të drejtësisë.
Behari na tregon se që nga viti 1995 është në konflikt me një banorë tjetër i cili kërkon që rrugën automobilistike ta kalojë pranë banesës së Beharit. Por kjo ka gjetur kundërshtimin e këtij të fundit, e për këtë shkak 24 vite më parë është plagosur edhe me thika nga bashkëfshatari i tij. Megjithëse sipas tij, toka është pronësi e familjes Xhaba, Behari thotë se gjykatat kanë vendosur kundër tij.
Nga ana tjetër Behari thotë se pretenduesi i rrugës, e ka një rrugë tjetër nga e majta e banesës së familjes Xhaba, por kërkon që të kalojë me forcë pranë rrugës ngjitur me banesën e tij. Behar Xhaba tregon se ka kërkuar ndihmën e të gjitha instancave shtetërore, por askush nuk ja ka zgjidhur problemin.