Bashkia Bulqizë vijon punën për ndërhyrjen rehabilituese në ujësjellësin e Krastës, pas 50 vitesh të ndërtimit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili u shpreh se po punohet që së shpejti të prezantohet një projekt shumë ambicioz dhe të rëndësishëm, i cili do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve të gjithë Martaneshit.

“Në Martanesh, ku kësaj here vijmë me një projekt të rëndësishëm. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Krastës po vijojnë me ritme shumë të kënaqshme. Pas më se 50 vitesh nga koha kur ai u ndërtua për herë të parë, Bashkia Bulqizë po ndërhyn në rinovimin e të gjithë infrastrukturës që furnizon me ujë këtë zonë”, shprehet ai.

Sioas tij, falë këtij investimi, shumë shpejt Krasta, Melcu dhe Qarri do të kenë furnizim me ujë 24 orë. Përveç zëvendësimit të tubave, projekti parashikon edhe një linjë të re ujësjellësi Batër Jugore – Krastë.