Ndonëse ka edhe 11 ditë për të ardhur afati ligjor për furnizmin me lëndë djegëse për ngrohje të godinave arsimore Bashkia e Bulqizës i ka paraprirë situatës. Ajo prej dy muajsh kishte nisur punën për sigurimin e druve të zjarrit dhe ato i ka shpërndarë në të gjitha institucionet arsimore ku ngrohja bëhet me dru.
Po ashtu Bashkia ka siguruar edhe lëndën djegëse pellet e cila përdoret në disa shkolla të Bulqizës, kryesisht në ato të ndërtuara apo rikonstruktuara vitet e fundit. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se të gjitha godinat janë furnizuar me lëndë djegëse.
Data 15 Nëntor është data e përcaktuar me ligj që në të gjithë vendin institucionet arsimore të përdorin ngrohje.