Dhjetra banorë të fshatit Kovashicë në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës protestuan ndaj mungesës së ujit të pijshëm. Banorët thonë se prej 10 ditësh i gjithë fshati është pa ujë të pijshëm edhe pse ka dy rrjete furnizmi. Sipas tyre, linja e vjetër është tejet e amortizuar, ndërsa linja e re nuk iu shërben aspak, duke i lënë në mëshirë të fatit. Banorët e Kovashicës fajësojnë ndërmarrjen e Ujësjellësit Bulqizë e cila sipas tyre nuk ka reaguar për zgjidhjen e problemit.

Banorët kërkojnë që Bashkia Bulqizë të ndërhyjë për rivënien në funksion të pompës së ujësjellësit si dhe të vendosin në efiçencë linjën e re, pasi vertëm në këtë mënyrë zgjihet problemi i ujit të pijshëm.