Një 60 vjeçar nga lagjja “Allmetaj” e Bulqizës rezulton të jetë i humbur prej më shumë se 40 ditësh. Policia e Bulqizës konfirmon se familjarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e Kadri Duriçit dhe se për këtë rast kanë nisur hetimet. Ndërkaq familjarët kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për zhdukjen e 60 vjeçarit.
Abaz Pepa, i afërmi i Kadri Duriçit thotë se pas denoncimit në polici nuk kanë asnjë informacion për njeriun e tyre. Ai i bëri bërë thirrje policisë të zbardhe ngjarjen. Po ashtu Pepa ka kërkuar ndihmë edhe nga banorë të zonës që mund të kenë parë 60 vjeçarin gjatë kohës që është larguar nga shtepia.
Nga ana tjetër, të afërmit e Abaz Duriçit kanë nisur edhe vëtë kërkimet, ndonëse shpresat më të mëdha i kanë tek organet kopetente për gjetjen e 60 vjeçarit.