Ferit Keta shpallet kampion bote në kikboks! Luftëtari nga Bulqiza, mposhti holandezin Guillermo Bloklan, në duelin e zhvilluar në kalanë e Bashtovës në Rrogozhinë.

Vetëm 3 raunde nga 5 në total, i mjaftuan Feritit për të triumfuar, duke e dominuar totalisht kundërshtarin.

Në dy raundet e para ia doli të të hidhte në tapet kundërshtarin, por holandezi rezistoi sa mundi, deri sa në raundin e tretën u detyrua të dorëzohej pas goditjes fatale të shqiptarit.

Një sukses mëse i merituar ky i Feritit që vazhdon të na bëjë krenarë në sportin e kikboksit.