Qyteti i Bulqizës për shkak të pozicionit gjeografik është ndër qytetet më të ftohta gjatë dimrit e për këtë arsye nevoja për ngrohje është shumë e madhe. Lagjet e këtij qyteti pushtohen nga drutë e zjarrit që në fillim të stinës së vjeshtës duke zënë të gjitha hapsirat publike.

Vetë qytetarët janë të ndërgjegjshëm që nuk duhen zënë hapsirat publike, por e bëjnë sepse nuk kanë asnjë vend tjetër se ku t’i mbajnë. Ndërkohë qytetarët thonë se një metër kub dru zjarri shkon deri në 4 mijë lekë të rinj, duke u bërë gati e papërballueshme. Megjithatë, sipas tyre, kostoja e ngrohjes është më e ulët me dru zjarri sesa me energji elektrike apo gaz.

Ndonëse drutë e zjarrit për ngrohje që pas vitit 2015 duhet të sigurohen nga Bashkitë edhe për qytetarët, në Bulqizë vijon avazi i vjetër. Qytetarët i blejnë drutë e zjarrit në tregun e zi, pasi vetë bashkia e Bulqizës nuk jua ofron.

Të dyja lagjet e qytetit të Bulqizës viojnë të kenë problem zënien e hapsirave publike nga drutë e zjarrit.