Përmirësimi i motit pas reshjeve të dëborës ja ka lënë radhën ngricave në Bulqizë.

Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akulllit. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë.

Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë.

Edhe situata me furnizimin me energji elektrike në këto zona vijon të mbetet problem për shkak të dëmtimit të shtyllave dhe rrjetit përcjellës.  Me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE të cilat janë në terren prej tri ditësh, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale në Bashkinë e Bulqizës.

Problem me furnizmin pati edhe një pjesë e lagjes së re, por u zgjidh pas disa orësh ndërhyrjeje nga specialistët përkatës.