Ndërkohë që prej ditësh vijon një debat publik nëse duhet bërë vaksina antiCovid, mjeku Reumatolog pranë spitalit të Bulqizës, Fatos Hoxha ju kërkon qytetarëve apo kategorive të cilat janë aktualisht të parashikuara për tu vaksinuar, të mos refuzojnë. Mjeku Hoxha thotë se vaksina është e vetmja mënyrë për ta mbajtur larg Covid-19 dhe për tju kthyer jetës normale si më parë. Reumatologu Hoxha shprehet se ai e vetë e ka marrë vaksinën, ndërsa kërkon që të njëjtën gjë të bëjnë edhe të moshuarit, mësuesit apo pedagoët që janë në proces vaksinimi.
Refuzimi i vaksinës AstraZeneka erdhi nga personeli arsimor pas pezullimit që ju bë kësaj vaksine në disa shtete europiane, por Autoriteti Europian i Menaxhimit të Barnave deklaroi se kjo vaksinë duhet përdorur.