Nga Shkopeti në Qafën e Buallit e nga Qafshtama në Lurë, resurset e mëdha dhe bukuritë e rralla të trevës së Matit po tërheqin e shfrytëzohen nga ata që nuk jetojnë në Mat. Ky është këngëtari i Petro Xhori i zbuluar në një nga edicionet e X Factor dhe ka disa vite në tregun e muzikës. Për t’i bërë klipin këngës së radhës, ai ka zgjedhur Matin.
Fillimisht xhirimet për klipin e ri kanë nisur në Ulëz e pastaj janë zhvendosur në Baz nga ku dhe shihet pjesa më e madhe e luginës së Matit. Vetë këngëtari Xhori thotë se kjo pjesë e videoklipit është ndër më të mirat për shkak të bukurisë së zonës.
Në fakt zona të veçanta të Matit kanë qenë gjithmonë në fokusin e xhirimeve të këngëve nga këngëtar me zë në muzikën shqiptare.