Banorët që jetojnë në zona rurale vijojnë të jenë të stepur ndaj nisjes së proceseve bujqësore. Një pjesë e bujqëve në bashkinë Klos thonë se nuk e marrin më mundimin të punojnë tokën për shkak të çmimeve të larta të të gjitha proceseve si dhe të plehrave kimike. Sami Çipi, banorë i fshatit Fullqet në Bashkinë Klos, thotë se bujqësia nuk e ka marrë mbështetjen e nevojshme nga shteti që të motivojë banorët e mbi të gjitha të rinjtë të merren me të. Sipas tij, çmimet e larta të proceseve të punimet të tokës, të farërave apo dhe plehrave kimike kanë bërë që sipërfaqja e tokës së mbetur djerrë të shtohet çdo vit e më shumë. Samiu tregon se Fullqeti ka toka shumë prodhuese, duke e matur me rendimentin e tyre bujqësor para viteve ‘90-të. Prodhimet që dilnin nga ky fshat, thotë ai, furnizonin shumë fshatra të Matit me produkte të ndryshme.
Për Sami Çipin pa bujqësi e blektori, nuk ka zhvillim asnjë vend.
Një tjetër arsye që tokat kanë mbetur djerrë është edhe largimi i të rinjve, por sipas banorëve edhe nëse do të ishin këtu nuk do ta punonin tokën për shkak të kostos së lartë.