Bujku që nuk u pengua nga rritja e çmimit të naftës

Bujku që nuk u pengua nga rritja e çmimit të naftës

Rritja e çmimit të naftës kapi të papërgatitur shumë bujq e fermerë, duke i detyruar të ulin sipërfaqet e punuara të tokës. Por ka prej atyre që i kishin punuar para rritjes së çmimit të karburanteve. Tofik Meta, nga fshati Homesh i Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë, thotë se tokën e kishte punuar para rritjes së çmimit të naftës, por edhe nëse do ta kishte kapur kjo periudhë, sërish tokën do ta punonte, me lekët e pensionit të tij dhe të bashkëshortes. Tofiku ka një apel për shtetin që t’i kushtojë më shumë rëndësi dhe mbështetje sektorit të bujqësisë. Ai shton se pa zhvillimin e bujqësisë, nuk do të ketë zhvillim ekonomik të vendit, pasi do të jetë gjithmonë i varur nga importi. Situata e krijuar me rritjen e çmimit të karburanteve vijon të jetë në dëm të bujqësisë, pasi as skema e re e mbështetjes bujqësore nuk krijon asnjë lehtësi për fermerët apo bujqit që ta marrin më lirë se të tjerët naftën.