Nga Arlindo Vani
Ekipi i Burrelit mori një goditje të rëndë fundjaven e kaluar ku barazimi në Pukë bashkë me fitoren e Erzenit në Lezhë i dha fund shpresave të matjanëve për Superiore. Duhet të themi që ndeshja për Burrelin në Pukë ndaj Tërbunit nuk pritej të ishte aspak e thjeshtë dhe për më tepër u luajt në një terren tepër të vështirë. Ajo që ishte suprizuese ishte fitorja e Erzenit në fushën e Besëlidhjes. Për ekipin lezhian bëhej fjalë për humbjen e parë në fushën e tyre por dëshira e tyre për të bërë diçka në këtë ndeshje mungoi. Kujtojmë që disa javë më parë Besëlidhja fitoi ndaj Burrelit me një penallti të paqënë duke vulosur fatin e takimit. Pikërisht këto dy ndeshje por me të njëjtin protagonist “Besëlidhjen” kanë bërë që shumë tifozë matjan te hedhin dyshime për “Fair Play” të lezhianëve në këtë kampionat. Gjithsesi fitorja më e madhe në këtë kampionat mbetet krijimi i një grupi futbollistash të rinj nga administratori Ballabani të cilët do ti shërbejnë ekipit të vijojnë ecurinë drejt objektivave më të medha.
Por çfarë ndodh tani me ekipin e Burrelit? “Mbretërorët” ndodhen në vendin e 5 me 24 pikë plot 13 pikë larg Dinamos së vendit të 9. Kujtojmë që Shkumbini është përjashtuar nga kampionati kshuqë faza e fundit do të luhet me vetëm 5 ekipe. Burrelin e presin 8 sfida të qeta por që nuk duhen nënvlersuar( kujtojmë barazimin me Veleçikun në “Liri Ballabani”.