Ndonëse shumë shqiptar e kanë mendjen drejt vendeve të zhvilluara të botës, ka edhe nga ata të cilët marrin vendimin ndoshta të vështirë dhe rikthehen nga imigrimi në vendlindjen e tyre. Ilmi Pjetri nga fshati Sopot i Bulqizës thotë se pas 24 vitesh imigrim në Greqi është rikthyer një vit më parë në fshat, por që gjendja ka mbetur e njëjtë. Ilmiu shprehet se rruga e fshatit është në gjendje të degraduar, rrjeti elektrik i amortizuar e nuk ka asnjë mbështetje nga institucionet shtetërore. Të njëjtin mendim kanë edhe banorët e tjerë.

  Sipas Ilmi Pjetrit, këto janë arsyet që fshatin e kanë braktisur të gjithë, ndërsa edhe ai vetë është penduar që është rikthyer pas 24 vitesh.

Një tjetër problemi i fshatit Sopot është edhe uji i pijshëm i cili shkon i ndotur në banesat e abonetëve.