t Aksi nacional Burreol – Skuraj është ndër më problematikët në Qarkun Dibër. Ky aks rrugor jo vetëm që nuk ofron siguri për përdoruesit e rrugës, por është një gangrenë edhe për mjetet. Hapja e gropave, çedimet e karrexhatës, mungesa e sinjalistikës horizontale e vertikale si dhe mungesa e barrierave mbrojtëse anësore, e bëjnë këtë rrugë shumë të rrezikshme. Por megjithëse për të janë dhënë miliona euro për mirëmbajtje, deri tani vetëm kanalet kulluese anësore pastroheshin. Por ditët e fundit është vënë re që edhe ato të mos pastrohen, duke lënë që të rriten në to barishtet apo ferrat. Por një tjetër problematikë është edhe mungesa e fushëpamjes në disa kthesa. Duke qenë se bimësia anash rrugës është rritur, fushëpamja është zvogëluar, ku në mungesë edhe të sinjalistikës, rrit rrezikun për aksidente. Një tjetër fenomen problematik në këtë aks rrugor është edhe ndotja. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët, vijojnë t’i hedhin në rrugë apo anash saj mbeturinat e produkteve që konsumojnë gjatë udhëtimit. Megjithëse ato janë pastruar disa herë me aksioni, mbeturinat në këtë aks rrugor jo vetëm janë imazh negativ për turistët por edhe një shkaktar i madh ndotjeje.