Fshatra e Shqipërisë po braktisen nga viti në vit kryesisht nga të rinjtë. Ka fshatra që kanë pësuar një ulje drastike të numrit të banorëve në 3 dekadat e fundit. I tillë është edhe fshati Kloskatund në Bashkinë e Klosit. Para viteve 90-të ky fshat gumuzhinte nga banorët, ndërsa sot kanë mbetur shumë pak. Hysen Bozhiqi banorë i këtij fshati thotë se me këtë ritëm largimesh që ka patur pas viteve 90-të, pas pak vitesh fshati do të braktiset i gjithi. Bozhiqi shtoi se me largimin e të rinjëve jashtë vendit, rikthimi i tyre aty për të jetuar është i vështirë, ndaj nga 150 familje që kishte para viteve 90-të sot kanë mbetur afro 50 prej tyre. Hysen Bozhiqi shton më tej se shkak i braktisjes së fshatit ka qenë mungesa e investimeve dhe e punës.
Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit të cilët fëmijët i kanë në emigracion, por edhe këta po largohen pas fëmijëve, pasi jetesa në fshat vetëm, është bërë e vështirë.