Deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku në një lidhje Skype për MCN TV kredinë e OSHEE që kërkonte miratim në Komisionin e Jashtëm e ka cilësuar si defekt në menaxhim të këtij sektori.

Pyetjes së tij në Komisionin e Jashtëm për rritjen e çmimit të energjisë, Çollkau tregoi se kreu i OSHEE iu përgjigj se nuk po rriten dhe jemi në fazë menaxhimi.

Intervista:

Z. Çollaku ju pyetët drejtpërdrejt kreun e OSHEE për tarifat e reja të energjisë, mirëpo z. Çela nuk specifikoi se çfarë do të ndodhë me konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Ju morët një përgjigje për këtë dhe si e kuptuat deklaratën e tij?

Çollaku: Paraqitja e drejtorit të OSHEE në lidhje me kredinë kërkonte miratimin e komisionit të jashtëm të parlamentit. Shqetësimi im ishte që pasi dëgjuam vetëlavdërimet e kompanisë dhe zëvendësministrit pyetja ishte si kërkoni të merrni kredi, tarifat dhe çmimi sidomos cilësia është difektoze dhe çmimet rriten. Drejtoni u përgjigj se çmimet nuk po rriten dhe jemi në fazë menaxhimi dhe u duk sikur isha vetëm unë që e kisha dëgjuar deklaratën e kryeministrit. Pyetjes time iu përgjigjën me një seri lëvdatat dhe mbetet sërish një situatë paradoksale. Të marrësh borxh për të paguar rrogat është shenjë e defektit të menaxhimit të këtij sektori. Për shkak të kësaj paqartësie unë abstenova dhe mbetet për tu parë se si kanë reaguar komisione të tjera. Këto kredi nuk mund të merren për paaftësi menaxhimi. Në zyrat e OSHEE nuk mungon energjia por ka plot zona që u mungon energjia ndërkohë që çmimi rritet.

Z. Çollaku opozita ka bërë një padi në lidhje me abuzimet në sektorin e energjisë. Pse nuk keni kërkuar ngritjen e një komisoni hetimor si në rastin Beketi?

Çollaku: Një ndër armët janë komisionet hetimore. Kjo nuk mund të përjashtohet, por me sa duket qëndrimi i maxhorancës me komisionet hetiomre është alergjik. Çështja Beketi u refuzua dhe ajo e 25 prillit nuk u mor parasysh.