Boris Johnson është shpallur zyrtarisht Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe si dhe kreu i partisë konservatore Troy.

Në zgjedhjet e 22 Korrikut, Johnson mundi kundërshtarin e tij Jeremy Hunt. Ai sigurojë 92.153 vota kundrejt Hunt i cili arriti të marr nga anëtarët e partisë konservatore 46.656 vota.

Në reagimin e tij të parë pas shpalljes së rezultateve, Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe përgëzoi kundërshtarin e tij Jeremy Hunt. Johnson tha se ai u vu përballë një kundërshtari me “ide të shkëlqyera” duke premtuar se këto ide ai do t’ia rrëmbejë kundërshtarit tëtij. Jonson nuk la pa përmëndur Theresa May, tanimëish-kryeministre e Britanisë së Madhe. Ai tha se ishte një nder dhe privilegj të punoje në kabinetin e saj dhe të shihte se me sa pasion dhe vendosmëri punonte ajo.

Ndërkohë May nga ana e saj, ka përgëzuar Boris Johnson për fitoren e tij si lideri i konservatorëve. Nënjë status në tëitter, May tha se ata do të punojnësëbashku për të siguruar një dalje të Britanisë sëMadhe nga Bashkimi Europian që funksionon për tëgjithë, si dhe për të mbajtur jashtë qeverisë Jeremy Corbyn.

Kyreministri i ri i Britanisë së Madhe, duke folur nga podiumi dha një mesazh për të gjithë ata që kishin dyshime.

“Për të gjithë dyshuesit: ne do ti japim energji vendit, do ta përfundojmë Brexit” u shpreh Johnson.